Dragan Stojkoviq reagoi para sfidës me Shqipërinë, duke thënë pesë mijë

- Bota Sot

Dragan Stojkoviq reagoi para sfidës me Shqipërinë, duke thënë pesë mijë

Frika duket se qenka tepër e madhe.

Organizatorët e ndeshjes Serbi-Shqipëri, pra Federata Serbe e Futbollit, paska vendosur ta ulë edhe më tej numrin e tifozëve që do të jenë në stadiumin e Leskovacit, këtë të shtunë.

Nëse sipas vendimit të FIFA-s, pritej që në impiant të ishin 6500 spektatorë, pra 20 për qind më pak se kapaciteti në “Duboçicë”, vetë trajneri I ekipit përfaqësues, Dragan Stojkoviq, deklaroi për gazetarët se realisht në tribuna do të ketë më pak njerëz.

Ndërsa një gazetar e pyeti se 6500 njerëz janë pak në krahasim me 40 000 në Beograd, Stojkoviq reagoi duke thënë “pesë mijë”.

Më për përsëriti se “do ta shikoni se nuk do të ketë më shumë se 5 000 tifozë”.

Kësaj I bënë jehonë edhe mediat serbe, ndërsa shqetësimi është I madh se ky është një numër shumë I vogël, tetë herë më pak sesa parashikoheshin të ishin në Beograd, dhe sesa ishin të pranishëm ndaj Anglisë në stadiumin “Rajko Mitiq”.

Gjithsesi, duket se masat për garantimin e sigurisë kanë përparësi mbi gjithçka tjetër.

Serbia mbetet nën vëzhgim nga FIFA dhe UEFA e, sipas mediave beogradase, ekziston rreziku i përjashtimit nga eliminatoret e Botërorit nëse ndodh ndonjë skandal, si dhe pezullim dyvjeçar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot