Nëna e Mbappe: Ne si familje nuk ishim gati për famë

- Bota Sot

Nëna e Mbappe: Ne si familje nuk ishim gati për famë

Nëna e Kylian Mbappé, Fayza Lamari, ka folur hapur mbi anën e errët të famës së djalit të saj gjatë një interviste për “Demain le Sport”, duke rrëfyer sa e vështirë ishte periudha e PSG-së:

“Në Paris, Kylian nuk ishte më njeri. Ishte si nën një lupë që zmadhon çdo të metë.

Nuk mund të ecte më në rrugë, kjo më trishtonte shumë”.

Ajo e përshkroi famën si një bekim dhe mallkim njëkohësisht për të gjithë familjen. Ish-lojtarja e hendbollit pranoi se familja nuk ishte përgatitur për famën:

“Nuk ishim gati të bëheshim personazhe publike”.

Duke kujtuar Botërorin e vitit 2018, momentin që e bëri Mbappé një yll global, Lamari tregoi emocionet e forta të asaj kohe: “Gjatë Kupës së Botës në Rusi isha vetëm në shtëpi. Kur e pashë të ecte në ‘Champs-Élysées’, kuptova se po më largohej. Kalova nga Bondy te Royal Monceau…, ndihesha si familja Tuche”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot