Debatik Curri pritet të zyrtarizohet te Gjilani siç raportojnë në Kosovë.
Klubi i Superligës po kalon një periudhë të vështirë dhe po shikon për një frymë të re në stol, ndërsa drejtuesit e klubit e mendojnë Currin si të duhurin.
41-vjeçari ka luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë ku edhe ka shënuar një gol, pikërisht ndaj Holandës.
Në Kosovë mbahet mend në stol për periudhën e kaluar te Prishtina.
Aktualisht Prishtina mban vendin e fundit në renditje. Vetëm 7 pikë të grumbulluara në 8 javë kanë rënduar situatën.