Dikur stërviste me Xabi Alonson te Leverkuseni, Larson Ferati tani luan te kjo skuadër gjermane
Njëri nga talentët më premtues nga futbolli Larson Ferati ka ndërruar ambient. Talenti istogas këtë vit po luan në ligën e tretë gjermane te skuadra e Rot-Weiss Essen.
Larsoni ka arritur të rikthejë formën e dikurshme te skuadra e ligës së tretë gjermane dhe është i gatshëm të kontribuoj edhe për grupmoshat e Kosovës.
Ferati është vetëm 18 vjeçar dhe shquhet për shpejtësinë e forcën fizike në sulm. Larsoni është djali i gjyqtarit të mirënjohur Muhedin Feratit.