Ai harron se po fiton miliona…

- Bota Sot

Ai harron se po fiton miliona…

Drejtori i Përgjithshëm (presidenti) i Serie A, Luigi De Siervo, komentoi kritikat e Adrien Rabiot për ndeshjen Milan-Como, nëse luhet në Australi.

Sipas tij, mesfushori francez “harron se të gjithë futbollistët që fitojnë miliona, paguhen për të luajtur futboll”, ndaj duhet ta respektojë më shumë klubin, i cili e shtyu këtë ndeshje jashtë vendit.

Ai theksoi se shëndeti i lojtarëve është thelbësor, por shpjegon se udhëtimi, edhe pse i vështirë për shkak të orëve të fluturimit, bëhet në ‘business class’ dhe është pjesë e logjikës së harmonisë për ngjarje të jashtëzakonshme.

“Lojtarët e elitës duhet të kuptojnë se kjo është një sakrificë e mundshme”, – shtoi ai.

De Siervo bëri krahasime me sportet e tjera: “Tour de France fillon jashtë Francës, ‘Giro d’Italia’ gjithashtu, NFL dhe NBA luajnë ndeshje jashtë vendit.

Kjo bëhet për të forcuar produktin, jo për ta dobësuar. Këto sakrifica sjellin përfitime afatmesme dhe afatgjata”. 

Ai përfundoi duke shpjeguar se futbolli duhet të promovojë markën e vet globalisht, duke respektuar tifozët lokalë, për të mos humbur terren ndaj sporteve të tjera..



Lexoni të gjitha në Bota Sot