Tre arinj hyjnë në pronën e një banori në Suharekë, dëmtojnë 35 kosha bletësh- dëmtuan edhe një varrezë

- Gazeta e Prizrenit

Tre arinj hyjnë në pronën e një banori në Suharekë, dëmtojnë 35 kosha bletësh- dëmtuan edhe një varrezë

Një banor i fshatit Bllacë të Suharekës ka raportuar në Policinë e Kosovës se në pronën e tij kanë hyrë tre arinj, të cilët kanë dëmtuar rreth 35 kosherë bletësh.

Sipas deklaratës së qytetarit, arinjtë disa ditë më parë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat. Ai ka shprehur shqetësimin se prania e arinjve mund të paraqesë rrezik edhe për bagëtitë dhe për njerëzit.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, është vendosur që policia të mbajë shënim rastin dhe të paralajmërojë qytetarët të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat e pyllëzuara ose pranë vendbanimeve ku mund të shfaqen kafshë të egra.


“Pas konsultimit me prokurorin kompetent, është vlerësuar që policia të mbajë shënim për rastin dhe të ftojë qytetarët të kenë kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e pyllëzuara apo afër vendbanimeve ku mund të paraqiten kafshë të egra.”, e ka konfirmuar për Sinjalin, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit