Alonso paralajmëron te Reali

- Bota Sot

Alonso paralajmëron te Reali

Kohë ndeshjesh ndërkombëtre, gjysma e futbolistëve të larguar, por edhe kohë refleksioni dhe bilancesh në klubet respektive.

Reali i Madridit përballet me pushimin e dytë të sezonit me qetësinë se nuk ka humbur terren as në La Liga dhe as në Ligën e Kampionëve.

Është një periudhë në të cilën nuk fitohen tituj, por në të cilën ata ose mund të dorëzohen ose të gjenden në një situatë shumë të vështirë.

Pas dhjetë ndeshjesh të luajtura që nga fillimi i sezonit, Madridi i Çabi Alonsos ka fituar nëntë dhe ka humbur vetëm një. Është e vërtetë që humbja ishte e dhimbshme, një humbje që lë gjurmë dhe mbjell dyshime. Sepse një javë më parë, themelet e asaj që po ndërton vendasit e Tolosës u tronditën. Humbja 5-2 në Metropolitano i dha fund një fillimi që kishte qenë pothuajse vetëm lëvdata e lëvdata.

“Duhet të jemi të ekuilibruar. As shumë poshtë në humbje, as shumë lart në fitore” ka deklaruar pak më parë trajneri i “Los Blancos” tha Xabi Alonso përpara se të priste Vijarrealin. Fitorja e fundit ka ardhur pak para pushimit ndërkombëtar, duke e vendosur ekipin në një pozicion shumë më të fortë se sa ishte një vit më parë. Dhe jo vetëm për shkak të rezultateve dhe renditjes në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo sepse ndjenjat e ekipit, pavarësisht disfatës së thellë ndaj Atlétiko të Madridit, nuk janë aspak të tilla. Kur La Liga u ndërpre në tetor 2024, gjithashtu menjëherë pasi Vijarreal vizitoi Bernabeun, Karlo Ançeloti kishte paralajmëruar disa herë se ajo që po shihte nuk e bindte, se po zbulonte shenja që, me kalimin e muajve, u bënë probleme të pazgjidhshme.

Por mes periudhave ka një ndryshim shumë të madh. Ka shumë ndryshime midis tani dhe një viti më parë, por një është thelbësore. Është rritja e Gyler, ndikimi i Hajsen dhe niveli i lartë i Çuaménit.

Por ndryshimi qëndron te Mbape. Ai është sulmuesi shkatërrues që përhap frikë kudo që shkon. 14 golat e tij deri më tani këtë sezon flasin vetë, por fuqitë e numrit 10 të Madridit shkojnë përtej dinamitit të tij.

Ançeloti jetoi me një sulmues të turpshëm, shumë larg asaj që pritej prej tij. Ai shënoi, sepse golat janë diçka me të cilën Mbape ka lindur, pavarësisht se sa keq ka qenë duke luajtur.

Por përshtypja që ai përcolli ishte e dobët, diçka që u përkeqësua pas rikthimit nga pushimi dhe një hije që nuk u zhduk deri në fund.



Lexoni të gjitha në Bota Sot