Kombëtarja U-17 përfaqësoi Shqipërinë në Europianin e këtij viti.
Gjithçka ishte zhgënjyese, megjithatë talente me shumicë po rriten në këtë brez.
Një prej tyre duket të jetë edhe Enis Rexhepi, që tashmë ka pasur mundësinë e parë të stërvitet me ekipin A të Shtutgartit.
Sulmuesi 17-vjeçar është kryefjalë në këtë edicion për ekipin U-19 të klubit gjerman.
Në çdo ndeshje ka shënuar apo asistuar.
Rexhepi numëron 12 gola dhe 6 asistime në 9 ndeshje. Një shpërthim ky i cili është vlerësuar nga klubi i Bundesligës gjermane.
Ftesa për Rexhepin ndërkohë ka munguar te kombëtaret e moshave, që gjithsesi do të zhvillojnë miqësore gjatë tetorit. Nuk do ishte çudi nëse Shtutgarti e grumbullon për ndeshje zyrtare, pasi deri tani janë 8 gola të shënuar në 6 javë. Shtutgarti ka pozitë komode pasi mban vendin e katërt.