Juventusit gati t’i rikthehet lojtari

- Bota Sot

Juventusit gati t’i rikthehet lojtari

Pushimi për Kombëtaret vjen në momentin e duhur për Juventusin.

Bardhezinjtë do të rikuperojnë disa lojtarë të rëndësishëm, mes tyre edhe mbrojtësin brazilian Gleison Bremer, i cili ka humbur dy ndeshjet e fundit për shkak të një problemi në gju.

Lojtari ka nisur rikuperimin dhe synon të jetë gati për sfidën me Komon, menjëherë pas rifillimit të kampionatit. Në të njëjtën linjë është edhe Fabio Mireti, që mungon prej fillimit të gushtit për një dëmtim muskulor.

Të dy pritet të jenë në dispozicion të trajnerit Igor Tudor, i cili shpreson të ketë skuadrën thuajse të plotë për ndeshjet e radhës, përfshirë edhe përballjen e rëndësishme në Champions League kundër Real Madridit.

Rikthimi i Bremerit është thelbësor për mbrojtjen bardhezi, që pa të ka treguar pasiguri. Objektivi është i qartë: kthimi në fushë me Komon dhe rikthimi i stabilitetit në prapavijë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot