Fisnik Asllani po shkëlqen me Hofenheim, pasi u kthye në Bundesligë nga huazimi i suksesshëm tek Elversberg. Në këtë sezon ka luajtur shtatë ndeshje duke shënuar pesë gola dhe asistuar dy të tjerë.
Asllani nuk është fshehur, por ka treguar se ëndrra e tij është të luajë për Barcelonën. 23-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës shfaqet mjaft premtues për të ardhmen.
“Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona.
Gjithmonë kam dashur të luaj aty. Dua të luaj në Champions ndonjë ditë. Është e rëndësishme të kesh ëndrra dhe të punosh për t’i realizuar”, u shpreh Asllani.
“Transfermarkt” ka filluar tashmë ta lidhë me Barcelonën. Në Gjermani ndërkohë nuk ka munguar interesi ku mund të përmendet Dortmundi, ndërsa kontrata e tij përfundon në vitin 2029.