Pogradeci prezanton trajnerin e ri

- Bota Sot

Pogradeci prezanton trajnerin e ri

Pogradeci ka prezantuar trajnerin e ri: Emiljano Çela nga sot ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës liqenore, duke zënë vendin e lënë bosh, pas dorëheqjes së Ardian Memës.

Më herët këtë sezon, Çela drejtoi Besën po në Kategorinë e Parë.

“Emiljano Çela, trajneri i ri i Pogradecit. Prezantimi zyrtar i Emiljano Çelës, i cili do të jetë bashkë me ndihmësin e tij, Bekim Kulli.

Drejtuesit e klubit shpresojnë që me emërimin e Çelës, ekipi të marrë një kthesë pozitive”, shkruhet në njoftimin e klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot