I pari i futbollit botëror për Kosovë: Ndihem si në shtëpi

- Bota Sot

I pari i futbollit botëror për Kosovë: Ndihem si në shtëpi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është nderuar sot me Medaljen e Nderit nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në ceremoninë e organizuar në Hotel Emerald, krahas figurave të shquara nga sporti dhe politika, si dhe ekipit kombëtar të futbollit, i pranishëm ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili pas ceremonisë pati mundësinë të qëndrojë dhe ndajë diskutime me Infantinon, që njëherit është edhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

I pari i futbollit botëror, duke theksuar se po ndihet si në shtëpi sa herë që e viziton vendin tonë, ia dedikoi medaljen legjendës, Fadil Vokrri, për përkushtimin dhe insistimin e tij në anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

Mbështetjen e madhe të Infantinos dhënë futbollit të Kosovës e vlerësoi lart edhe presidentja Osmani, e cila përmendi edhe lobimin e madh të të ndjerit, Vokrri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot