Të gjithë janë në pritje të përballjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, në ndeshjen e vlefshme të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kosova ka një fitore e një humbje në dy ndeshjet e para, ndërsa sllovenët vijnë në Prishtinë pas një barazimit me Suedinë dhe humbjes nga Zvicra.
Legjenda e futbollit të Kosovës, Bashkim Idrizi, mendon se edhe barazimi është si fitore për kombëtaren e Kosovës.
Si e sheh ndeshjen e Kosovës me Sllovenisë, ku i sheh përparësitë?
“Në futboll ka befasi historikisht, ne jemi më mirë me futboll se Sllovenia.
Unë mendoj se qysh kanë me ju qas takimit në fund shpërblehet me fitore, barazim apo humbje.
Gjithçka varet prej atyre që luajnë dhe trajnerit se çfarë loje don me luajt, se si kanë mi krye detyrat lojtarët në fushë.
Për.mu edhe barazimi është fitore, të shohim”, thotë Idrizi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Përballja mes Kosovës he Sllovenisë do të luhet të premten (10 tetor, 20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri”.