Spanjolli nuk nxitohet

- Bota Sot

Spanjolli nuk nxitohet

Xavi Hernández që kur iku nga stoli i Barcelonës, ende është një trajner i papunë.

Së fundi ka pasur disa oferta edhe nga kampionati i futbollit në Arabinë Saudite, mirëpo ish-mesfushori spanjoll nuk është joshuar nga asnjëra.

Dhe ai mësohet se tashmë ka vendosur të mos pranojë asnjë ofertë nga Lindja e Mesme, duke e bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij si trajner vetëm në futbollin e Evropës.

E sipas mediave spanjolle, ish-trajneri i Barcelonës, jo vetëm që ka refuzuar oferta të majme nga Arabia Saudite, por mbi të gjitha është duke pritur një projekt serioz te ndonjë klubi të madh evropian. E burime afër teknikut katalanas thonë se pikërisht skuadra e Mançester Junaitid është një nga destinacionet që ai e sheh me interes të veçantë.

Edhe duke ditur që pozicioni i trajnerit actual të “Djajve të kuq”, Rúben Amorim, është në diskutim. Prandaj, trajneri spanjoll po pret të shohë se çfarë do të ndodhë konkretisht me teknikun portugez.

E pse jo, në një moment të përshtatshëm, shpreson tek një thirrje nga ana e drejtuesve të klubit gjigant të Premier Ligës angleze.

Ndërkaq, në një intervistë të lëshuar për mediat spanjolle,

Çavi nuk ka dashur të flaës konkretisht për të ardhmen. Por ka zbuluar disa prapaskena të së shkuarës, kur ishte gati të largohej dy herë nga Barça:

“Një herë në 2008-n, më donte Interi.

E gjithashtu më kërkonte edhe Bajerni, por aty shkoi Guardiola e gjithçka ndryshoi. Kurse më parë, në moshën 19-vjecare, pata kontakte me Galianin që më donte te Milani, mirëpo si përfundim qendrova te Barcelona”, rrëfeu ish-mesfushori.



Lexoni të gjitha në Bota Sot