Casemiro befason

- Bota Sot

Casemiro befason

Mesfushori brazilian, Casemiro, emri i vërtetë i të cilit është Carlos Henrique Jose Francisco Venancio Casimiro, zbuloi se gabimi drejtshkrimor në emrin e tij filloi gjatë njërës prej ndeshjeve të tij të para me São Paulon.

Klubi gabimisht shtypi “Casemiro” në fanellën e tij në vend të “Casimiro”. Pasi luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, mesfushori vendosi të mos e korrigjonte gabimin.

Duke folur për La Repubblica, ai tha: “Për të gjithë, unë gjithmonë do të jem Casemiro…

Është faji i të gjithë San Paolos. Gjithçka filloi kur luajta një nga ndeshjet e mia të para për San Paolo, klubin ku kalova të gjitha etapa, nga ekipi i të rinjve në ekipin e parë (nga viti 2002 deri në vitin 2013). Ata shkruan aksidentalisht emrin tim me një ‘e’ në fanellë. Luajta shumë mirë, dhe kështu…”.

Ishte vetë lojtari që kërkoi që emri në fanellë të mos ndryshohej: “Unë jam një person shumë supersticioz. I thashë klubit: ‘

Nuk ka nevojë ta ndryshosh, gjërat po shkojnë mirë’. Ishte një gabim i një ndeshjeje dhe tani do ta mbaj me vete përgjithmonë”.

Emri ka mbetur i pandryshuar që atëherë, duke u bërë pjesë e identitetit të tij futbollistik përmes Real Madridit, Manchester United dhe ekipit kombëtar brazilian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot