Sfida mes 17 Nëntori—Ajaks, e luajtur në shtatorin e vitit 1970 dhe që u mbyll 2:2, vijon të përkujtohet. Nesër do të organizohet një event në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku të pranishëm do të jenë presidenti i FSHF-së Armand Duka, si edhe Ari Han me Rud Krol.
Sfida luhej pikërisht në stadiumin “Qemal Stafa” ku tashmë është ngritur “Air Albania”. Ky takim sjell nostalgji, teksa ish-trajneri i Kombëtares, Ari Han, do të jetë i pranishë.
Njoftimi i FSHF-së:
“Nesër, e enjte (datë 9 tetor), në ora 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të zhvillohet një event i organizuar nga FSHF dhe Ambasada Holandeze me rastin e 55-vjetorit të ndeshjes së famshme, 17 Nëntori-Ajaks.
Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë)Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama
Në event merr pjesë Presidenti i FSHF, Armand Duka, dy ish-futbollistët e njohur holandezë, Ari Han e Rud Krol si edhe personalitete të tjera. Eventi do të nisë në sallën e konferencave të stadiumit dhe më pas do të vijojë në ekspozitën e krijuar enkas për atë ndeshje historike në hyrje monumentale të stadiumit. Ftohet media të jetë e pranishme!”