Vllaznia e vajzave është mposhtur nga Interi me rezultatin 7:0.
Sfida e parë e vlefshme për fazën finale të kualifikueseve të “Europa Cup” u luajt në Milano.
Zikaltrit kanë mbyllur llogaritë e kualifikimit që në shtëpi. Katër gola u shënuan që në pjesën e parë. Fillimisht ishte autogoli i Bajraktarit, më pas dopieta e Ulaert dhe goli i Detrujer vulosën rezultatin 4 me 0 në fraksionin e parë.
Në të dytën erdhën golat e Bugejas dhe dopieta e Polit.
Sfida e kthimit mes dy skuadrave do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja është programuar më 15 tetor prej orës 18:00.