Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka, ka ndezur keq serbët me një deklaratë.
Serbët e ndjejnë vetën të nënvlerësuar nga deklarata e Dukës.
Në fakt, Duka ka deklaruar në mënyrë profesionale, por serbët e transmetojnë ndryshe.
“Kam shumë besim te ekipi jonë.
Ne kemi një ekip të mirë dhe që di të përballet me çdo lloj kundërshtari.
Kam shumë besim që mund të bëjmë një rezultat pozitiv në Serbi, duke pasur parasysh vështirësinë e madhe dhe cilësinë që kanë kryesisht futbollistët serbë, jo skuadra serbe”, tha Duka.
Shumica e mediave në Serbi ndezën keq nga kjo deklaratë.
“Provokime nga Shqipëria! Presidenti i Federatës pështyn mbi serbët”, shkarravit media serbe “sportinjo”, duke shtuar:
Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, tha se Serbia ka vetëm disa futbollistë cilësorë dhe për këtë arsye ai beson në një rezultat pozitiv në Leskovc.
Armand Duka dërgoi "shigjeta helmuese" në drejtim të ekipit tonë kombëtar, të cilat, shpresojmë, do të shërbejnë si motivim shtesë për "Shqiponjat" për një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme”, shkruan media serbe.
“Shqiptarët e nënvlerësojnë brutalisht Serbinë para duelit në Leskovc.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli për mediat lokale para ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet në Leskovc të shtunën në orën 20:45”, shkruan “Veçernj Novosti”.
“Thirrjet e shqiptarëve para ndeshjes me Serbinë në Leskovc: "Ata kanë vetëm disa lojtarë cilësorë, dhe ne...", shkruan “Telegraf”.