Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk e ka mbështetur vendimin për të zhvilluar një ndeshje të La Ligës në Shtetet e Bashkuara mes katalanasve dhe Villarrealit.
Edhe një nga lojtarët aktualë të Barcelonës, Frenkie de Jong, ka shprehur publikisht qëndrimin e tij kundër kësaj ndeshjeje dhe Koeman e ka marrë pikërisht deklaratën e tij si bazë për argumentin e vet.
“Nuk më pëlqen ideja për të luajtur atje, nuk jam dakord me këtë.
Është e padrejtë për garën.
Tani po luajmë një ndeshje jashtë fushe në një fushë neutrale.
Nuk më pëlqen, nuk mendoj se është e drejtë për lojtarët. Klubet do të paguhen për këtë, por unë nuk jam dakord që një ndeshje e La Ligës të zhvillohet në Miami.
E kuptoj pse klubet e tjera nuk pajtohen,” – ka deklaruar de Jong.
“Kjo është thjesht qesharake. Frenkie de Jong e shpjegoi gjithçka shumë mirë. Vizitat në fushën e Villarrealit kanë qenë gjithmonë të vështira për Barcelonën dhe tani ata detyrohen të luajnë në një fushë neutrale, ku do të ketë më shumë tifozë të Barcelonës sesa të Villarrealit. Kjo është josportive,” – tha ish-trajneri i Barcelonës, i cili aktualisht drejton kombëtaren e Holandës.
La Liga e ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e javës së 17-të të kampionatit spanjoll mes Villarrealit dhe Barcelonës do të zhvillohet më 20 dhjetor 2025 në “Hard Rock Stadium” të Miamit, në Shtetet e Bashkuara.