Konfederata Aziatike e Futbollit akuzohet se po favorizon Arabinë Saudite dhe Katarin

- Bota Sot

Konfederata Aziatike e Futbollit akuzohet se po favorizon Arabinë Saudite dhe Katarin

Pas kualifikimit të Koresë së Jugut, Japonisë, Iranit, Uzbekistanit, Jordanisë dhe Australisë kontinenti aziatik është në kërkim edhe të dy ekipeve të tjera, të cilat do ta përfaqësojnë në Kupën e Botës 2026.

Siç dihet të kualifikuarat e para dolën pas ndeshjeve të luajtura nga tre grupe me gjashtë skuadra.

Ekipet e treta dhe të kaërta do të luajnë tashmë shanset e tyre për dy vendet e fundit në fazën e tretë, e cila do të formohet prej dy grupesh prej tre ekipesh.

Këtu nis edhe polemika e madhe me Konfederatën Aziatike të Futbollit, e cila është vendosur në shënjestër pasi akuzohet se po favorizon kombëtaren e Arabisë Saudite dhe atë të Katarit, të cilave u ka besuar edhe organizimin e ndeshjeve edhe pse nuk ishin të vetmet që aplikuan për të pritur turneun.  

Me këtë vendim Konfederata Aziatike e Futbollit u ka dhënë faktorin fushë dy ekipeve, të cilat janë më të forta në letër se përfaqësieset e tjera. Një tjetër “rastësi”, e cila ka prishur ekulibrat e konfederatës në fjalë është fakti se të dy kombëtaret e dy vendeve në fjalë nuk janë pjesë e një grupi të njëjtë.

Për këtë problem ka ngritur zërin komisari teknik i Omanit, Carlos Quieroz, i cili akuzoi hapur krerët e konfederatës.

“Ajo që po ndodh tani nuk ka ngjarë kurrë më parë. Ata, të cilët kanë bërë këto rregulla duket se nuk kanë menduar atë që po bëjnë”, tha portugezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot