Manchester City ka frikë

- Bota Sot

Manchester City ka frikë

"Gjyqi i shekullit" kundër Manchester Cityt është drejt fundit dhe klubi nga Etihad është i frikësuar për ndonjë dënim të madh.

Sipas The Independent, vendimi përfundimtar në aktakuzën e Ligës Premier për Cityn mbi 115 akuzat e famshme do të shpallet muajin e ardhshëm.

“Liga Premier dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje në lidhje me arbitrazhin e iniciuar nga klubi në fillim të këtij viti në lidhje me Rregullat e Transaksioneve me Palët e Lidhura (APT) të Ligës Premier, dhe si rezultat, palët kanë rënë dakord të ndërpresin procedurat”.

“Kjo marrëveshje i jep fund mosmarrëveshjes midis palëve në lidhje me Rregullat e APT.

Si pjesë e marrëveshjes, Manchester City pranon që Rregullat aktuale të APT janë të vlefshme dhe detyruese", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga City dhe Liga Premier.

Ju kujtojmë se kur ky rast shpërtheu në publik, u fol për dënime drakonike dhe zbritje pikësh për Manchester Cityn, i cili u akuzua për fshehjen e injektimit të paligjshëm të kapitalit nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe.

35 akuza për mosbashkëpunim me hetimet e Ligës Premier nga viti 2018 e tutje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot