Gjyqtari i finales së Champions League do të ndajë drejtësi në Serbi - Shqipëri

- Bota Sot

Gjyqtari i finales së Champions League do të ndajë drejtësi në Serbi - Shqipëri

Arbitri rumun Istvan Kovaç do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Sipas njoftimit të UEFA-s, Kovaç do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marika dhe Ferenc Tunjogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Müller.

Sfida e grupit K do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Dubočica” të Leskovcit, dhe pritet të jetë një nga takimet më të nxehta të kësaj jave kualifikuese.

Kovaç konsiderohet si një nga gjyqtarët më të mirë evropianë të momentit.

Ai ka arbitruar finalen e fundit të Champions League të zhvilluar në Mynih mes Paris Saint-Germain dhe Interit.

Më herët ka arbitruar finalen e të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoordit (2022) të luajtur në Tiranë, si dhe finalen e Ligës së Evropës mes Atalantës dhe Bayer Leverkusenit.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Anglia kryeson Grupin K me 15 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë, ndërsa Serbia ka 7 pikë dhe një ndeshje më pak. Letonia renditet e katërta me 4 pikë, ndërsa Andorra mban vendin e fundit pa asnjë pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot