Shqiptarët zbarkojnë në Nish, e gjithë bota është e shqetësuar!

- Bota Sot

Shqiptarët zbarkojnë në Nish, e gjithë bota është e shqetësuar!

Kombëtarja e Shqipërisë do të arrijë nesër në Serbi.

Shqiptarët do të zbarkojnë në aeroportin "Konstatin Veliki" të Nishit.

Pritet të zbatohen masa të forta sigurie gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Serbi.

“FIFA në panik! E gjithë bota është e shqetësuar për arritjen e shqiptarëve në Serbi”, është titulli i mediumit serb “Veçernj Novosti:” 

Kapiteni Gjimshiti me shokë do të stërviten të premten në stadiumin “Duboçica”, pas së cilës do të kthehen në hotel dhe nuk do të largohen prej saj deri në nisjen për ndeshjen, e cila fillon të shtunën në orën 20:45.

Është interesant se çfarë shkruan ky farë mediumi serb:

“Është e qartë për të gjithë se shqiptarëve nuk do tu mungojë asnjë fije floku para, gjatë dhe pas ndeshjes”.

“FIFA gjithashtu ka vendosur të ndërmarrë një veprim të rrallë, duke dërguar dy oficerë sigurie në Leskovc. Federata e Futbollit e Serbisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, UEFA-n, FIFA-n dhe të gjitha autoritetet e tjera kompetente, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë të ndershme, pa incidente dhe në frymën e sportivitetit”, shkruan më tej.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot