Mllef para ndeshjes me Serbinë, babai i Uzunit motivon Myrton

- Bota Sot

Mllef para ndeshjes me Serbinë, babai i Uzunit motivon Myrton

Përballë Serbisë nuk duhet motivim.

Vetë kjo ndeshje të bën të japësh maksimumin në fushën e lojës, jo vetëm për 3 pikët e rëndësishme në rrugëtimin drejt “Botërorit 2026”, por për vetë faktin që përballë ke Serbinë, duke u bazuar këtu tek e shkuara.

Megjithatë, babi i Myrto Uzunit, Artan Uzuni i ka dhënë një “dozë” motivimi shtesë të birit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, babai i sulmuesit shprehet se Myrto është nder i Kombit shqiptar dhe se është gatu për t’u bërë futbollit.

Ndër të tjera, Artan Uzuni shkruan dhe statistikat e të birit, duke “shpalosur” çdo kompeticion evropian në të cilin sulmuesi beratas ka arritur të shënojë gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot