Nga vendi që urren Kosovën, UEFA habit me arbitrin e Serbi - Shqipëri

- Bota Sot

Nga vendi që urren Kosovën, UEFA habit me arbitrin e Serbi - Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën e 11 tetorit në transfertë përballë Serbisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Leskovcit do të nisë në orën 21:00.

Tashmë UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë.

Në rolin e arbitrit kryesor do të jetë Istvan Kovacs, i cili vjen nga vendi që urren Kosovën, Rumania.

Ndihmësit e tij do të jenë po nga Rumania, Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa rumun do të jetë edhe i katërti, Horatiu Fesnic.

Ndërkohë që dhoma e VAR-it i është besuar dyshes gjermane, Bastian Dankert dhe Pascal Muller.

Vlen të përmendet, se arbitri rumun gjykoi finalen e UEFA Champions League, mes Paris Saint-Germain dhe Inter, sfidë e cila u fitua nga francezët me shifrat 5:0.



Lexoni të gjitha në Bota Sot