Arbitri anësor bën gabimin e karrierës

- Bota Sot

Arbitri anësor bën gabimin e karrierës

Sfida e djeshme mes Libisë dhe Kepit të Gjelbër prodhoi disa episode të pazakontë.

Dy prej tyre ishin edhe vendimtare për ndeshjen, rezultati përfundimtar i së cilës ishte 3:3.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 e pa Libinë në avantazh 3 me 1, kur ishin luajtur 75-të minuta lojë. Kepit të Gjelbër i bënte punë vetëm fitore, për të siguruar menjëherë kualifikimin në Botëror.

Miqtë gjetën golin e dytë fal një dhuratë nga portieri kundërshtar. Më pas edhe barazuan rezultatin 3:3.

Kepi i Gjelbër u hodh në sulm për golin e fitores dhe episodi më i diskutueshëm i ndeshjes u shënua në frymën e fundit.

Kepi i Gjelbër po shkonte drejt fitores, por gjyqtari anësor bëri një gabim të pafalshëm duke sinjalizuar për pozicion jashtë loje. Protestat ishin të shumta, por asgjë nuk mund të ndryshonte pasi kryesori ndaloi aksionin. Mungesa e VAR e detyroi.

Tashmë Kepi i Gjelbër duhet të fitojë ndeshjen e ardhshme. Përndryshe Kameruni është i gatshëm për të përfituar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot