Selektori i Sllovenisë: Atmosfera e nxehtë në Prishtinë do të jetë motivim edhe për ne

- Bota Sot

Selektori i Sllovenisë: Atmosfera e nxehtë në Prishtinë do të jetë motivim edhe për ne

Selektori i kombëtares së Sllovenisë, Matjazh Kek, beson e shpreson se atmosfera e nxehtë në Prishtinë do të jetë motivim edhe për ta.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet nesër (20.45) në kuadër të xhiros së tretë të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll. 

"Jemi të vetëdijshëm për forcën e Kosovës që kur Franco Foda u bë trajner.

Ai ka një ekip shumë kompakt me individë të shkëlqyeshëm që luajnë në klube të mira.

Kemi përgatitur një plan.

Duam të fitojmë çdo ndeshje", tha Matjazh Kek para nisjes për në Prishtinë.

Kosova do të ketë forcë shtesë për shkak të tifozërisë së zjarrtë.

"Ky duhet të jetë një motiv shtesë edhe për ne.

Është më mirë të luash para një stadiumi të mbushur plot në një atmosferë të nxehtë sesa diku ku mund të dëgjohet çdo zë.

Nuk e di se çfarë mund të jetë një motiv dhe energji shtesë më e madhe se kjo për një sportist sesa brohoritja.

Do të ketë edhe disa nga tifozët tanë, është edhe një kontingjent ushtarësh sllovenë atje ", tha Kek.



Lexoni të gjitha në Bota Sot