Përveç situatës së ekipit dhe nevojës që Barça të mbetet besnike ndaj stilit të saj, por ta zbatojë siç duhet, në intervistën për “Mundo Deportivo”,
Wojciech Szczęsny foli edhe për Ter Stegen dhe mënyrën si e përjetoi situatën e portierit gjerman në fund të sezonit të kaluar, si dhe ndryshimet pas ardhjes së Joan Garcia.
Sa i përket Ter Stegen, polaku tha:
“Nuk mendoj se ishte një situatë e këndshme. Kam qenë në të njëjtin pozicion te Juventusi dhe vendosa të tërhiqesha.
Nuk i këshilloj të njëjtën gjë Marc, sepse ka ende shumë për t’i dhënë futbollit, por ndonjëherë duhet të pranosh se disa vendime të dëmtojnë.
Klubi zgjodhi të sillte Joan, një talent botëror që mund të luajë për 15 vitet e ardhshme. Sigurisht që është zhgënjyese për të, pas kaq shumë vitesh të rëndësishme, por Marc është shumë inteligjent dhe e kupton.
Më e rëndësishmja tani është të rikuperojë formën fizike, sepse humbi gjithë sezonin e kaluar”.
Për raportin mes tyre, shtoi: “Kemi një marrëdhënie fantastike, ai e kuptoi situatën. Fitonim gjithçka, ndaj trajneri nuk donte të ndryshonte. Fitimi i tre trofeve e bëri edhe atë të lumtur. Nuk e pashë kurrë të frustruar”.