Dovbyk: E kam peng që nuk godita penalltinë e tretë

- Bota Sot

Dovbyk: E kam peng që nuk godita penalltinë e tretë

Artem Dovbyk është rikthyer të flasë për episodin e pazakontë që ndodhi në ndeshjen Roma–Lille në Europa League, ku sulmuesi ukrainas humbi dy penallti në të njëjtin takim. Futbollisti i Romës pranoi se është i penduar, por jo për gabimet në dy goditjet e para, por për faktin që nuk mori përsipër të gjuante edhe të tretën.

“Pengu im më i madhe është që nuk provova të gjuaja penalltinë e tretë,” – tha Dovbyk nga grumbullimi i kombëtares së Ukrainës.

Në atë ndeshje, arbitri urdhëroi përsëritjen e goditjes së parë, e cila u humb sërish nga Dovbyk. Në tentativën e tretë, penalltinë e mori Matías Soulé, por edhe ai dështoi, duke sjellë humbjen e verdhekuqve në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Europa League.

“Momenti kundër Lille-s ishte ndër më të vështirët në karrierën time,” – shtoi ai. – “Ishte hera e parë që më ndodhte diçka e tillë në këtë nivel. Megjithatë, skuadra më mbështeti plotësisht.

Të nesërmen nuk u fol për faktin që humbëm tri penallti, por u analizua loja në tërësi, sepse ishte një ndeshje e komplikuar dhe nuk luajtëm në nivelin tonë. Pastaj e mendova vetë, për të kuptuar pse gabova dy herë.”

Dovbyk theksoi se është i bindur që duhej të ishte ai që të godiste edhe penalltinë e tretë: “Nuk e di nëse do ta kisha shënuar, por e di që duhej ta merrja përsipër. Për këtë jam i sigurt.”

Rasti i tri penalltive të humbura nga Roma kundër Lille-s u bë viral, duke u përmendur madje edhe nga ‘The New York Times’ dhe duke nxitur një valë memesh e ironish në rrjetet sociale. Edhe trajneri Gian Piero Gasperini e pranoi me habi: “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në karrierën time:.



Lexoni të gjitha në Bota Sot