Ministria e Sportit e Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Borko Ristovski dhe zëvendësministrja Safije Sadiki - Shaini, sot e vizituan Kumanovën, ku u krye inspektimi i gjendjes së fushës së stadiumit të klubit të futbollit Bashkimi, dhe u mor vendimi për rindërtimin e saj në periudhën e ardhshme.
"Ministri i Sportit Borko Ristovski dhe zëvendësministrja, Safije Sadiki Shaini, sot inspektuan fushën e futbollit të stadiumit të KF Bashkimit në Kumanovë, ku rindërtimi i plotë do të fillojë në periudhën e ardhshme.
Rindërtimi i kësaj fushe është pjesë e programit të Ministrisë së Sportit për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.
Zbatimi i këtij projekti do të sigurojë kushte moderne për stërvitje, gara dhe rekreacion për të gjithë sportistët dhe banorët e Kumanovës", thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Sportit.