Flick përgatit ndryshime te Barcelona, Rashford në rolin e numrit ‘9’

- Bota Sot

Flick përgatit ndryshime te Barcelona, Rashford në rolin e numrit ‘9’

Sipas mediave spanjolle, trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka përgatitur një plan të ri për të ndalur ecurinë negative të skuadrës pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Sevilles.

Strategu gjerman kërkon të rikthejë efikasitetin dhe presionin e lartë që ka karakterizuar skuadrat e tij në të kaluarën.

Në qendër të këtij plani ndodhet Marcus Rashford, të cilin Flick e sheh si çelës për ringritjen e skuadrës. Trajneri synon ta vendosë sulmuesin anglez në rolin e numrit ‘9’, me misionin që të udhëheqë presingun në fushën kundërshtare dhe të shfrytëzojë potencialin e tij fizik.

“Flick beson se Rashford mund të jetë i pari që nis presingun sapo skuadra rivale fillon ndërtimin e aksionit,” shkruajnë mediet spanjoll, duke theksuar se gjermani kërkon më shumë agresivitet dhe intensitet në fazën e parë të mbrojtjes.

Flick po kërkon mënyra për ta bërë Barcelonën më dinamike dhe më të rrezikshme në sulm, duke i dhënë skuadrës një identitet më të fortë në presionin lart në fushë.

Eksperimentimi me Rashfordin si qendërsulmues pritet të nisë që në ndeshjet e ardhshme, teksa Barcelona kërkon të rikthehet te fitorja dhe besimi pas dy rezultateve zhgënjyese.



Lexoni të gjitha në Bota Sot