Manchester United e ka vendosur sulmuesin turk Kenan Yildiz në krye të listës së dëshirave për verën e vitit 2026. Sipas raportimeve të fundit në mediat angleze,
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të investojnë deri në 90 milionë euro për ta transferuar yllin e Juventusit.
19-vjeçari po zhvillon një sezon të shkëlqyer me “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 6 asistime në 12 ndeshjet e para të sezonit.
Kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Chelsea dhe Arsenal, por Manchester United duket se është më i vendosur për ta siguruar shërbimet e reprezentuesit të Turqisë.