Selektori i Kosovës vajton mungesat

- Bota Sot

Selektori i Kosovës vajton mungesat

Kombëtarja e Kosovës është para sfidës shumë të rëndësishme në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Djelmoshat tanë synojnë trepikëshin e radhës pas fitores ndaj Suedisë.

Selektori i Kosovës, Franco Foda, e di se do të jetë një lojë e vështirë ndaj Sllovenisë, kjo e fundit nuk ka shijuar ende fitore, ka një barazim e një humbje.

“Kapiteni Amir Rrahmani është prej më të mirëve në Kosovë, na mungon shumë, luan për Napolin dhe na mungon. Edhe Dellova na mungon.

Kemi treguar ndaj Suedisë se edhe me gjithë mungesat ia kemi dalë, i kemi zëvendësuar.

Me lojtarët që i kemi ftuar do të luajmë, këta që janë në listë kanë cilësinë dhe mund të përballen me Slloveninë. Haxha fatkeqësisht është sëmurë dhe nuk e kemi ftuar dikë tjetër.

Kemi lojtarë mjaftë, Emërllahu nuk mund të luajë sepse është i suspenduar.

Për ne është e rëndësishme të luajmë nga ndeshja e parë me pasion dhe me intensitet, në mënyrë që të fitojmë”, tha Foda.



Lexoni të gjitha në Bota Sot