Bayern po kërkon me ngulm për një qendërmbrojtës të klasit botëror.
Jonathan Tah nuk ka bindur në Mynih, kurse Kim pritet të shitet verën e ardhshme pas zhgënjimeve që ka sjellë, të paktën deri tani.
Plani i Bayern është rinovimi me francezin Upamecano dhe blerja e një ylli me aftësi të shkëlqyera edhe në dyluftime, edhe në nisjen e aksioneve.
Një objektiv i momentit është Murrilo, 23-vjeçari i Nottingham Forest. Ai po ndiqet me vëmendje, sipas podkastit të dedikuar klubit më të madh gjerman, “Bayern Insider”.
Kontrata e tij aktuale skadon në 2029. Ai vlerësohet rreth 45 mln euro, por me siguri që klubi anglez do të kërkonte minimalisht 60 mln euro për të.