Vendos largimin përfundimtar të titullarit

- Bota Sot

Vendos largimin përfundimtar të titullarit

Leon Goretzka kërkon të rinovojë me Bayern.

Ai identifikohet plotësisht me klubin bavarez dhe ka treguar mjaftueshëm karakter duke u përpjekur gjithmonë të fitojë vendin e titullarit, që e humbi vitin e kaluar (kryesisht).

Mediat gjermane raportojnë se mesfushori gjerman e ka njoftuar klubin për qëllimet e tij.

Kontrata i mbaron në qershor dhe ai do rinovimin. Bayern e vlerëson shumë lojtarin e kombëtares gjermane, por paga e tij e lartë është problematike për financat e klubit.

Goretzka paguhet 16-17 mln euro bruto në vit. Bayern ka vendosur që t’u besojë të rinjve si Pavlovic dhe Bischof, kështu që pritet një lamtumirë në verë.

Për yllin e Bayern kanë shfaqur interes disa klube angleze, por ende nuk ka lajme më konkrete.



Lexoni të gjitha në Bota Sot