Conte e donte që në verë, De Laurentiis do e sjellë në janar

- Bota Sot

Conte e donte që në verë, De Laurentiis do e sjellë në janar

Edhe pse te Man. United e ka shumë të vështirë të jetë titullar në formacionin e Ruben Amorim, Kobbie Mainoo ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të njohura.

Gjatë verës, Antonio Conte e kërkoi me ngulm për te Napoli, por transferimi nuk u bë dot i mundur. “Calciomercato” raporton se pas përpjekjes së dështuar në verë, Aurelio C po përgatit një ofensivë të re për janarin.

Antonio Conte ka qenë i qartë me drejtuesit e Napolit: ai dëshiron një mesfushor me mentalitetin, fizikun dhe aftësinë taktike për të mbuluar mungesën e Franck Anguissa, i cili do të garojë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Kamerunin midis dhjetorit dhe janarit dhe Kobbie Maino ëhstë profili i duhur.

Mënyra e transferimit pritet të jetë huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje në fund të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot