FC Prishtina rikthehet në stërvitje

- Bota Sot

FC Prishtina rikthehet në stërvitje

FC Prishtina rikthehet në stërvitje, mini-fazë përgatitore në Istog!

Pas një pushimi të shkurtër, FC Prishtina i është rikthyer punës me intensitet të lartë.

Skuadra bardhekaltër është zhvendosur në Istog, ku do të qëndrojë për tre ditë me radhë dhe do të zhvillojë seancat stërvitore në kuadër të rifillimit të garave zyrtare.

Gjatë qëndrimit në Istog, ekipi do të fokusohet në aspektin fizik dhe taktik, duke synuar ruajtjen e formës së mirë që ka treguar në këtë fillim sezoni. 

Prishtina ka pasur një ecuri shumë pozitive deri më tani, me paraqitje dhe rezultate që e kanë pozicionuar atë në vendin e pare në Superligës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot