Regjimi i instalimit të aparteidit serb në Kosovë

- Bota Sot

Regjimi i instalimit të aparteidit serb në Kosovë

Serbia, me makinerinë vrastare, përmes akteve të dhunshme suspendoi institucionet e Kosovës, përmes ndryshimeve kustetuesea, së pari autonomin më 23/ 03/ 1989, pastaj Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, mbylli Universitetin e Prishtinës (UP) dhe dhjetë fakultete, Radiotelevizionin e Prishtinës, Akademin e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, poashtu mbylli “Ndërmarrjen” e të vetmës gazetë ditore “Rilindjen”, PTT , pra Serbia mbylli institucionet ma vitale, në të cilën, shumicën e këtyre institucioneve e përbënin shqiptarët. Shqiptarët reaguan duke u hedhur në grevë të përgjithshme një ditore e tërë popullsia e Kosovës më 03/ 09/ 1990, kundër kësaj gjendje të krijuar nga pushteti kolonialist serb. Me procedur të shpejtuara pushteti serb në shenjë hidhrimi-hakmarrëje suspendoj nga puna mbi 15.000 punëtorë shqiptarë.

Shteti serb nën “firmën” e shtetit federativ të ish Jugosllavisë, që nga viti 1991, kishte kaluar pothuajse e tëra si federatë në kompetenca të Serbisë, prandaj pushtuesi serb duke ushtruar terror mbi shqiptarë, i imponoi popullit shqiptar luftën e pashpallur me qëllime të caktuara për shfarosë dhe për ta zbrazë popullin tonë nga Kosova.

Me urdhërin e Rajko Qaleviqit, nënsekretar i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Kosovës, si dhe me urdhër të Sekretarit Republikan të Punëve të Brendshme të Serbisë, nënshkruan 25.000 vendimimet për transferimin dhe rangimin e punëtorëve të Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme-shqiptarë duke i vënë në pozita të pabarabarta dhe diskriminuese, së pari u pushuan nga puna më se 3.500 milicë shqiptarë, nga se si kanë pranuar vendimet serbe. Serbia bëri me të madhe arrestime dhe burgosje të milicëve shqiptarë, ajo që nga fillimi i nëntorit gjerë në dhjetor të vitit 1994, burgosi 207 ish milicë shqiptarë. Prej 69 të dënuarve-të grupit Prishtinës, shqiptimi i dënimeve prek shifrën 230 vite heqje lirie.

Katërmbdhjetë 14-të eprorë ushtarakë shqiptarë nën akuzën se kishibn formuar Ministrinë e Mbrojtjes Popullore të Kosovës ishin dënuar me 332 vite burg të rëndë. Serbia e mbylli edhe shkollën e Mesme të Punëve të Brendshme në Vushtrri nën arsyetimin se kadetët shqiptarë nuk i pranojnë planet dhe programet serbe. Serbia u vërsul në muajin maj 1990 për shkatrrimin e gjyqësisë së Kosovës, prandaj ajo shkarkoi më se 200 gjyqtarë vetëm gjatë vitit 1990-1991. Në organet gjyqësore mbetën pothuajse të gjithë serbë e malazezë.

Përveç suprimimit gjykatave komunale u suprimua edhe Gjykata Supreme e Kosovës, Gjyqi Kushtetues i Kosovës, Prokuroria Publike e Kosovës, duke i suprimuar edhe gjykatat themelore të punës së bashkuar nëpër komuna, pra, Serbia me rrënimin e autonomisë së Kosovës bënte serbizimin e Kosovës, ku shumica dërmuese e popullit ishte shqiptare.

Aparteidi sebë u aplikua edhe në shëndetësinë e Kosovës, masat e dhunshme Serbia i aplikoi edhe në 8-të klinikat e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, po edhe në komunat tjera në Kosovë, duke i pezulluar pothuajse të gjithë mjekët shqiptarë. Deri në fund të vitit 1992 u përjashtuan nga puna të gjithë mjekët shqiptarë, 2.189 sosh. Mbrenda 10-të viteve shëndetësia e Kosovës u shkatërrua tërësisht. Jo vetëm kaq, 424.600 nxënës e student u nxorën jashtë bankave të shkollës, mbi 20.000 nxënës dhe arsimtarë u nxorën jashtë procesit arsimor, e shumë e shumë veprime shkatërruese të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës... 



Lexoni të gjitha në Bota Sot