Danimarka me shumë lehtësi ka importuar tre pikë nga stadiumi në Zalaegerszeg të Hungarisë.
Danezët shënuan fitore me rezultat të thellë 6:0 ndaj Bjellorusisë.
Bjellorusët ishin në cilësinë e vendasve.
Gola i realizuan futbollistët Froholdt (14), Hojlund (19 e 45), Dorgu (45+6), Dreyer (66 e 76’).
Në Grupin C të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Danimarka kryeson me 7 pikë e Bjellorusia është në fund me 0 sosh pas tri xhirove.