Ish-arbitri i akredituar nga FIFA , Lorenco Jemini, ka bërë një deklaratë të fortë.
Konkretisht, nëse Kombëtarja e Shqipërisë fiton në Serbi, ai i ka premtuar shqiptarëve se do të zhvishet publikisht, jo tërësisht por në pjesën e epërme.
Kjo deklaratë ka arritur deri në Serbi.
Një nga mediumet serbe tërbohet.
“Kurir” tërbohet duke shkruar se ish-arbitri i FIFA po provokon.
Pritet me interes rezultati i këtij takimi, jo vetëm për grupin e Sylvinhos, por edhe për “fatin” e ish-arbitrit shqiptar rreth “besës” së dhënë.