Thiago Motta drejt një aventure të re?

- Bota Sot

Thiago Motta drejt një aventure të re?

Pas ndarjes me Juventusin, Thiago Motta është në pritje për të zbuluar kapitullin e radhës në karrierën e tij si trajner.

Sipas raportimeve të gazetarët Matteo Moretto, ka lëvizje përreth emrit të ish-mesfushorit italo-brazilian.

Trajneri aktual i Real Sociedad, Francisco Sergio, ndodhet në një pozitë gjithnjë e më të pasigurt, dhe drejtuesit e klubit bask kanë kontaktuar Motta-n për të kuptuar nëse ai është i gatshëm të marrë drejtimin e ekipit.

Megjithatë, Thiago Motta ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ndaj drejtuesit e Sociedad-it po shqyrtojnë paralelisht edhe disa alternativa të tjera për stolin.

E ardhmja e Motta-s mbetet e hapur, por rikthimi i tij në pankinë duket vetëm çështje kohe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot