Dragan Stojkoviq flet hapur, kështu e quan përballjen me Shqipërinë

- Bota Sot

Dragan Stojkoviq flet hapur, kështu e quan përballjen me Shqipërinë

Shqipëria përballet me Serbinë në Leskovc.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 20.45 në kuadër të Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Selektori i  Serbisë, Dragan Stojkoviq, tha se ndoshta është ndeshja më e rëndësishme.

"Kemi një ndeshje të vështirë përpara, një rival sportiv, një ekip i mirë, pritjet janë të fitojmë.

Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja për sa i përket plasmanit në grup.

E dimë rëndësinë dhe në këtë kuptim po përgatitemi për ndeshjen.

Lojtarët janë të qetë, të përmbajtur, të përqendruar dhe po hyjmë në lojë të gatshëm për të dhënë më të mirën tonë dhe për ta bërë kombin të lumtur", tha Stojkoviq në konferencë me gazetarë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot