Në mes të debatit mbi vazhdimësinë e Ruben Amorim te Manchester United, ish-kapiteni Roy Keane tha se portugeze “duhet ta ketë edhe një shans, pa dyshim”, por nuk fshehu ëndrrën e tij:
“E them prej vitesh, do të doja që Simeone të drejtonte në ‘Old Trafford’.
Ai do të krijonte kaos, por një kaos pozitiv. Do të revolucionarizonte gjithçka. Nuk ka garanci, por për personalitetin dhe rrugëtimin e tij, do ta doja aty”.
Diego Simeone drejton Atlético Madridin prej 14 vitesh, duke e bërë skuadrën në fjalë një nga më të fortat në Europë, me stil të qëndrueshëm dhe konkurrues: pak gola të pësuar dhe luftë të madhe në fushë.
Keane shtoi: “Ata shënuan 5 gola ndaj Real Madridit dhe luftojnë për çdo top. Edhe së fundmi ndaj Liverpool-it, pavarësisht se nuk kishin ekipin e mëparshëm, treguan shpirt luftarak. Manchester United ka nevojë për një personalitet të madh në stol”.
Kontrata e Simeone përfundon më 2027, po atë vit kur skadon kontrata e Amorim.
Nëse gjërat nuk përmirësohen në “Old Trafford”, ëndrra e Keane mund të realizohet.