Shqipëria niset drejt Serbisë

- Bota Sot

Shqipëria niset drejt Serbisë

Kombëtarja shqiptare është nisur para pak minutash për në Serbi.

Saktësisht kuqezinjtë do të ndalojnë në Nish, aty ku do të akomodohen në një hotel.

Siç dihet Kombëtarja shqiptare ditën e nesërme do të luajë ndaj Serbisë, duel që do të startojë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në Leskovc.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të luajë për “jetë a vdekje” ndaj Serbisë, ku vetëm fitorja do të mbante “gjallë”shpresat e ekipit tonë për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot