Karnicnik: Kosova është në gjendje

- Bota Sot

Karnicnik: Kosova është në gjendje

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e rëndësishme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë.

Futbollisti Zan Karnicnik ka dhënë mendimin e tij për “rtvslo”.

Ai thotë se Kosova është në eufori të fitores ndaj Suedisë.

“Kosova është në një gjendje euforie pas fitores ndaj Suedisë.

Besoj se shpërthimi i tyre fillestar do të jetë i fortë, por pastaj ne duhet të mbështetemi në cilësinë tonë, në stilin tonë të lojës.

Besoj se do të kemi sukses” u shpreh Zan Karnicnik

Kujtojmë që lojtari në fjalë është mbrojtës i krahut të djathtë. Ai mund të jetë startues sonte në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet nga ora 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot