Transferta serbe nisi zyrarisht sot për Shqipërinë, të cilët kanë mbërritur rreth orës 13:15 në aeroportin “Kostandini i Madh” në Nish.
Delegacioni kuqezi iu drejtua hotelit ku pas disa orësh pushim do të nisen me destinacion Leskovcin.
Rreth orës 16:30, Sylvinho së bashku me njërin prej Gjimshitit ose Hysajt do të prezantohen përballë gazetarëve për të mbajtur konferencën e zakonshme për shtyp.
Dhe më pas në orën rreth 17:30 ekipi do zbresë Stadium” në Leskovc për të zhvilluar seancën e ambientimit me fushën.
Gjatë gjithë kohës që do të qëndrojnë në Serbi ekipi do jetë i shoqëruar nga forcat e policisë serbe.
Në orët e pasdites të së shtunës skuadra do i drejtohet sërish Leskovacit për ndeshjen, e cila do të mbahet nesër (11 tetor) në orën 20:45.