Në një intervistë për “Media Carré”, Lucas Hernandez foli me admirim për bashkëlojtarin dhe rivalin e tij te PSG, Nuno Mendes, duke theksuar marrëdhënien e shëndetshme mes tyre. “Sigurisht që është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, pa asnjë dyshim”, – deklaroi kampioni i botës më 2018.
Francezi kujtoi se edhe te Bayern Munich kishte konkurrencë të fortë: “Atje kisha Alphonso Davies, vraponte me 2 mijë në orë, ishte i pabesueshëm. Edhe ai ishte më i miri në botë, pa asnjë hije dyshimi”.
Hernandez vuri në dukje respektin dhe bashkëpunimin me portugezin: “Edhe pse Nuno është numri një, ai e di se jam këtu për ta ndihmuar. Kuptohemi shumë mirë dhe mund të luajmë bashkë pa asnjë problem”.
Një shembull profesionalizmi dhe respekti që tregon se konkurrenca mund të bashkëjetojë me bashkëpunimin.