Ylli i Atletico Madridit, Julian Alvarez, zgjodhi pesë futbollistët e tij më të mirë të të gjitha kohërave, duke përfshirë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Si bashkëkombës i Messit, argjentinasi ka ndarë skenën me të edhe në faza të rëndësishme, duke përfshirë Kupën e Botës 2022.
Pavarësisht se janë në perëndim të karrierës së tyre, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të jenë ndër lojtarët më të mirë në botë sot.
Argjentinasi është aktualisht tek Inter Miami dhe ka regjistruar 32 gola dhe 17 asiste në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë vit. Ndërkohë, Ronaldo ka regjistruar pesë gola dhe një asist në gjashtë ndeshje këtë sezon për Al-Nassr.
Në një intervistë me gazetarin Ibai Llanos, Julian Alvarez-it iu kërkua të zgjidhte pesë lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Argjentinasi i renditi ata nga vendi i pestë tek i pari, duke thënë:
“Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario, Alfredo Di Stefano, Diego Maradona dhe Lionel Messi”.