Mbappe betohet për Realin kampion

- Bota Sot

Mbappe betohet për Realin kampion

Kylian Mbappe ka folur, ka folur jo për ndonjë gazetë spanjolle, apo franceze, por për Movistar+ kompania që ka edhe të drejtën e transmetimit të LaLigës. Natyrisht që nuk ka folur vetëm, por përballë ka pasur një prej më të mëdhenjvë të Realit, Horge Valdano.

Asgjë nuk është bërë publike, por siçka argjentinasi ka zuluar.

Në pamjen paraprake të një bisede që do të transmetohet tërësisht këtë të dielë, 12 tetor në orën 21:00 në Movistar+, sulmuesi francez shpjegon marrëdhënien e tij me Vinicius Jr.

“Dy lojtarë të famshëm në të njëjtin ekip shesin shumë, ata shesin shumë gjëra. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Vinicius. Shumë më mirë këtë vit, ne u njohëm shumë më mirë.

Ai është një lojtar i madh dhe si person, një person shumë i mire. Na puqin shumë gjëra, ose kemi shumë të përbashkëta, të cilat na kanë berë edhe më shumë miq”, filloi ai reflektimin e tij për kampionin e botës me Argjentinën.

Francezi gjithashtu tregoi se është i vetëdijshëm për vëmendjen nën të cilën jetojnë dhe vëmendjen që gjenerojnë.

Përveç kësaj, Mbape mbrojti partneritetin e tij si mënyra e bardhezinjve për të fituar tituj.

“Ne e dimë që njerëzit flasin për ne, për gjithçka, por ne kemi të njëjtin objektiv, të ndihmojmë Real Madridin të fitojë tituj. Unë mendoj se nëse duam të fitojmë tituj, duhet të jemi në më të mirën tonë dhe të ndihmojmë të gjithë ekipin” – ka shpjeguar ai.

Nga ana e tij Horge Valdano ka thënë vetëm një fjali, e cila e bën më intriguese intervistën e së dielës. “Më pëlqen mënyra se si normalizoni ato që duken si probleme shumë të mëdha – ka thënë Valdano për qëndrimin e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot