Skandali mes federatës dhe kombëtares në Afrikë

- Bota Sot

Skandali mes federatës dhe kombëtares në Afrikë

Lojtarët e Guineas Ekuatoriale bashkë me trajnerin Juan Miça refuzuan të udhëtonin dje për ndeshjen ndaj Malaui.

Kjo situatë e krijuar në kualifikueset e Botërorit solli përplasje me federatën, ndërsa pamjet janë shpërndarë.

Vetë lojtari Iban Salvador ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Pamje

Së fundmi federata ka vendosur për pezullimin e kapitenit dhe trajnerit, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve nuk është dakord.

Salvador tregon për çfarë ka ndodhur me situatën në përfaqësuesen e Guineas Ekuatoriale.

“Votim mbi udhëtimin në Malaui:

Të gjithë lojtarët votuan lirisht për të mos udhëtuar në Malaui të mërkurën në orën 21:00, pa ngrënë, duke qenë të detyruar të mbërrinin në Malaui po atë ditë të ndeshjes, vetëm disa orë para saj, duke fluturuar natën, pa kryer stërvitjen zyrtare, pa fjetur dhe duke vënë seriozisht në rrezik shëndetin e lojtarëve.

Duam të theksojmë se të gjithë lojtarët kemi pasur tashmë për të udhëtuar në Afrikën e Jugut tre grumbullime më parë, në të njëjtat kushte çnjerëzore. E bëmë këtë nga dashuria për vendin, duke mbërritur në Afrikën e Jugut direkt për ndeshjen, pas një fluturimi nate me avionë të vegjël, gjë që përfundoi me disa lojtarë të dëmtuar dhe me sanksione nga klubet tona.

Për më tepër, gjatë këtij grumbullimi, u njoftua dhe u lut në disa raste FEGUIFUT-it që të mundësohej një udhëtim me kushte minimale për të mos rrezikuar shëndetin tonë dhe për të mos përsëritur atë që ndodhi herën e kaluar, por fatkeqësisht jemi keqtrajtuar sërish nga FEGUIFUT”, shkruan Iban Salvador.



Lexoni të gjitha në Bota Sot